► DITA PARË 28 – 29 Prill – Nisja pas Pallati të Kulturës ( OPERA ) në orën 22:00 . Ndalesa të vogla rrugës për kufirin e Qafëbotës. Ndalesa e parë në tokën greke në Parga, qytet turistik i ndërtuar në qafë mali dhe bregdet. Konsumi i mëngjesit dhe vizitë në Parga. Mbrritja në Lefkadhë rreth drekës, Akomodimi në hotel dhe konsumimi i drekës sipas dëshirës të lirë . Pasdite vizitë në qytet dhe në sokaqet me dyqane turistike. Darka romantike në tavernë karakteristike buzë detit.
► DITA DYTË – Mëngjesi në hotel dhe nisja për qëndren më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 10:00. Vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkadhes…Porto Kaciqi ose Egremni, Meganisi, Scorpion….dhe shpellën Papanikoli. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa. Konsumimi i drekës e lire në anije. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron në orën 18:30 qëndrojmë për një kafe në Nidri dhe pastaj në hotel për tu shlodhur. Darka në tavernë.
► DITA TRETË – Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri i Kakavisë. Ndalesë dhe shëtitje në liqenin dhe kalanë e Janinës( Vizitë në varrin e Ali Pashës) . Më pas të lirë për konsumimin e drekës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 22:00
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
► NË ÇMIMIN PËR PERSON PËRFSHIHEN:
✔ TRANSPORTI ME MJET KOMOD TIRANË – LEFKADA – TIRANË
✔ AKOMODIMI NË HOTEL 3* ME MËNGJES
✔ DARKA NË TAVERNË.
✔ SHOQËRUES SHQIPTAR GJATË UDHËTIMIT
► NË ÇMIMIN NUK PËRFSHIHEN:
✘ UDHËTIMI DHE DREKA NË ANIJE
✘ GJITHÇKA QË NUK ËSHTË PËRMENDUR NË KËTË PROGRAM.