Cfare mund te vizitosh per 4 dite në Amsterdam?
Kontaktoni me konsuletet e turizmit per te marre paketen tuaj te personalizuar per Amsterdam.
Program i sugjeruar per kete udhetim:
(te gjitha udhetimet opsionale te permenduar me poshte mund t’i rezervoni direkt ne agjensi per te shmangur rradhet e gjata)
Dita e Parë : Fluturimi direkt për në Amsterdam. Pasditja sugjerohet ne lokalet buze kanaleve te Amsterdamit.
Dita e Dytë: Mund te merrni autobusin Hop On – Hop Off ( 25 euro )dhe do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë: Eskursione ditore ne qytezat karakteristike te Volemdam dhe Zaanse Schans ku do keni mundesine per te vizituar mullinjte e eres.
Dita e Katërt: Nisja per Tirane.
Paketes mund ti shtohet sipas deshires dhe transferta vajtje ardhje nga aeoporti ne hotel dhe anasjelltas. Po ashtu keni nje sere guidash vendase qe mund ti shtoni paketes tuaj si psh:
- Vizite me guide me autobus ne fshatin karakteristik Volendam, Vizite ne Mullinjte e Eres “Zaanse Schans”, vizite ne nje nga fabrikat te nallaneve karakteristike dhe ndalese ne nje nga fabrikat e djathrave – 55 €/Person
- Vizite ne muzeun e personazheve me dyll, Madame Tussauds. Bilete e cila shmang rradhen atje duke ju dhene prioritet – 26 €/Person
- Vizite ne te gjitha pikat kryesore te Amsterdam dhe rrethinave , e planifikuar per 1 -2 dite – 35 €/Person
- Bilete per ne muzeun e Van Ghogut e cila shmang rradhen e krijuar ne muze, duke ju bere te hyni me pare – 22 €/Person
Tirana Amsterdam Oferta